Video Produksion/ Studio Podcast
Krijuar për të sjellë zërin tënd në një tjetër nivel, Studio Podcast e Maximus Team ofron një ambient profesional, të pajisur me teknologjinë më të fundit për regjistrime audio dhe video me cilësi të lartë. Qoftë për podcaste personale, intervista, biseda tematike apo përmbajtje për rrjete sociale, ne të ndihmojmë të ndërtosh një përvojë autentike dhe tërheqëse për dëgjuesit e tu.
Regjistrim audio/video në standard profesional
Montazh dhe editim Mikrofona, ndriçim dhe kamera Opsione për transmetim "live" ose publikim në platforma të ndryshme
Po! Ju mund të rezervoni nëpërmjet formularit online ose duke na kontaktuar drejtpërdrejt. Ne rekomandojmë rezervim paraprak për të siguruar termin tuaj të preferuar.
Po, padyshim. Studioja është dizajnuar për të pritur biseda me 2 deri në 4 persona, me mikrofonë dhe ndriçim të veçantë për secilin.
Po. Materialet mund t’i merrni në të njëjtën ditë në formatin që dëshironi – ose ne mund të kujdesemi për editimin nëse doni një produkt final të gatshëm për publikim.
Po! Ofrjmë mbështetje për transmetim live në platforma si YouTube, Facebook dhe Instagram, me lidhje të qëndrueshme dhe cilësi të lartë video/audio.
Po! Përveç se ofrojmë shërbime të plota për realizimin e podcastit (regjistrim, montazh, transmetim live), ne ofrojmë edhe mundësinë që ta merrni me qira vetë studion, së bashku me të gjitha pajisjet profesionale: mikrofonë, kamera, ndriçim dhe pajisje teknike tjera. Ideale për ata që dëshirojnë të punojnë në mënyrë të pavarur, por në një ambient profesional.
Nga planifikimi deri te publikimi – ne e menaxhojmë të gjithë procesin për një rezultat profesional dhe pa stres.
Studio e pajisur me mikrofonë cilësorë, kamera 4K, ndriçim profesional dhe dizajn të përshtatshëm për çdo stil.
Secili episod është unik. Ne bashkëpunojmë ngushtë me ju për të krijuar një podcast që reflekton identitetin dhe zërin tuaj.
Ofrojmë orare fleksibile, mundësi për qira të studios dhe asistencë teknike të vazhdueshme gjatë gjithë regjistrimit.
Regjisor
Kameraman
Ekipi ynë është kombinim i pasionit, përvojës dhe përkushtimit.