PER NE


Facebook


Linkedin


Instagram


Youtube

  • +383 44 246 246 | +383 49 348 698
  • [email protected]
  • Anton Çetta, Prishtina 10000, Pristina, Kosovo




Na Kontakto

Rreth Nesh

Home / Rreth Nesh



Rreth Nesh

Historia e Kompanisë Sonë në Botën e Marketingut

Maximus Team është një studio kreative që bashkon pasionin për tregime vizuale me teknologjinë më të avancuar. Me një përvojë të gjatë në prodhimin e videove, animacioneve 2D/3D, dizajnit grafik dhe menaxhimit të rrjeteve sociale, ne krijojmë përmbajtje që frymëzon, informon dhe angazhon.

Ne nuk jemi vetëm një produksion – jemi partnerë në çdo hap të rrugëtimit tuaj kreativ. Nga idetë fillestare e deri te produkti final, ekipi ynë profesionist punon me përkushtim për të sjellë vizionin tuaj në jetë.

Së fundmi, Maximus Team ka zgjeruar veprimtarinë me kurse profesionale për të rinjtë, ku përmes një qasjeje praktike dhe inovative, zhvillohen aftësitë në fushat si: kodimi, gjuha gjermane, arti vizual, fotografia dhe video-editimi.

Misioni ynë: Të krijojmë përmbajtje me ndikim, që lidhet me audiencën dhe lë gjurmë.
Vizioni ynë: Të jemi qendra kreative më inspiruese dhe gjithëpërfshirëse në rajon.

Rezultate të Dëshmuara

Me dhjetëra projekte të realizuara me sukses dhe klientë të kënaqur në sektorë të ndryshëm, Maximus Team ka ndërtuar një reputacion të fortë për cilësi, kreativitet dhe korrektësi.

Strategji të Personalizuara

Çdo projekt është unik – ndaj krijojmë qasje të dedikuara që i përshtaten vizionit, objektivave dhe audiencës së secilit klient, duke garantuar ndikim maksimal.



























REFERENC

Udhëtimet drejt Suksesit Digjital të Partnerëve Tanë

“Bashkëpunimi me Maximus Team ka qenë një prej vendimeve më të mira që kemi marrë. Ata e kuptuan vizionin tonë që në fillim dhe e shndërruan në një produkt që na bëri krenarë.”


Komiteti Paralimpik i Kosoves #1
Drejtor i Komunikimit

“Në këtë projekt, Maximus Team zhvilloi një fushatë promovuese shumë kreative dhe plotësisht të integruar, përmes një strategjie komunikimi jashtëzakonisht efektive. Prandaj, ne e rekomandojmë fuqimisht Maximus Team pa asnjë hezitim, veçanërisht nëse jeni në kërkim të një kompanie kreative me përvojë, aftësi dhe ekspertizë për të zbatuar me sukses projekte të ngjashme.”


ATRC #2
Kordiantore Projekti

“Maximus Team L.L.C” ka bashkëpunuar me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në kuadër të aktiviteteve për promovimin e institucionit, me rastin e 52-vjetorit të themelimit të UP-së.
Produksioni në fjalë realizoi në mënyrë profesionale video-mesazhin zyrtar të këtij përvjetori, i cili u publikua në platformat online të universitetit.
Konfirmojmë përvojën pozitive me produksionin “Maximus Team L.L.C” dhe i shprehim falënderimin tonë për bashkëpunimin dhe përmbajtjen e krijuar me profesionalizëm për Universitetin e Prishtinës.”


Universiteti i Prishtines
Sekretari i Përgjithshëm


Projekte të përfunduar
0
+

Klientë të Kënaqur
0
+

Vlerësime dhe Mirënjohje
0
+

Vite Përvojë
0
+

Çfarë na Veçon si Kompani Kreative

Pse të Zgjedhni Maximus Team?

Shërbime të Gjithanshme

Nga konceptimi deri te realizimi final – ofrojmë një paketë të plotë kreative që përfshin video, fotografi, dizajn grafik, animacion, promovim dhe menaxhim rrjetesh sociale.

Ekip me Përvojë

Me mbi 10 vite përvojë dhe projekte të suksesshme pas vetes, ekipi ynë përbëhet nga profesionistë që dinë të sjellin vlerë reale dhe zgjidhje kreative për çdo klient.

Kreativitet Inovativ

Ne nuk krijojmë vetëm për të qenë estetik – krijojmë për të komunikuar, për të frymëzuar dhe për të pasur ndikim. Çdo projekt merr një qasje unike dhe origjinale.

Partneritete

Bashkëpunojmë ngushtë me kompani, institucione dhe organizata për të ndërtuar projekte me ndikim afatgjatë. Jemi partnerë të besueshëm, jo thjesht ofrues shërbimesh.

Blerdi Malushi

CEO

Ekipi Ynë

Ekipi Maximus Team

Ekipi ynë është kombinim i pasionit, përvojës dhe përkushtimit.

Blerdi Malushi – Drejtor Ekzekutiv: Udhëheq me vizion kreativ dhe strategjik, duke drejtuar projektet e Maximus Team drejt suksesit.