Brenda çdo imazhi, çdo tingulli, çdo kornize – fshihet diçka nga ti.
Ne krijojmë për të të ndihmuar ta gjesh.
Maximus Team është një studio kreative që bashkon pasionin për tregime vizuale me teknologjinë më të avancuar. Me një përvojë të gjatë në prodhimin e videove, animacioneve 2D/3D, dizajnit grafik dhe menaxhimit të rrjeteve sociale, ne krijojmë përmbajtje që frymëzon, informon dhe angazhon.
Ne nuk jemi vetëm një produksion – jemi partnerë në çdo hap të rrugëtimit tuaj kreativ. Nga idetë fillestare e deri te produkti final, ekipi ynë profesionist punon me përkushtim për të sjellë vizionin tuaj në jetë.
Së fundmi, Maximus Team ka zgjeruar veprimtarinë me kurse profesionale për të rinjtë, ku përmes një qasjeje praktike dhe inovative, zhvillohen aftësitë në fushat si: kodimi, gjuha gjermane, arti vizual, fotografia dhe video-editimi.
Misioni ynë: Të krijojmë përmbajtje me ndikim, që lidhet me audiencën dhe lë gjurmë.
Vizioni ynë: Të jemi qendra kreative më inspiruese dhe gjithëpërfshirëse në rajon.
Me dhjetëra projekte të realizuara me sukses dhe klientë të kënaqur në sektorë të ndryshëm, Maximus Team ka ndërtuar një reputacion të fortë për cilësi, kreativitet dhe korrektësi.
Çdo projekt është unik – ndaj krijojmë qasje të dedikuara që i përshtaten vizionit, objektivave dhe audiencës së secilit klient, duke garantuar ndikim maksimal.
Planifikimi strategjik është procesi i përcaktimit të objektivave afatgjata dhe mënyrës më të mirë për t’i arritur ato.
Në Maximus Team, ne përdorim këtë qasje për të ndërtuar strategji të qëndrueshme dhe efikase që u përshtaten nevojave të klientëve tanë dhe ndryshimeve të tregut.
Realizim profesional i videove promovuese, dokumentarëve, reklamave dhe përmbajtjeve kreative me cilësi të lartë.
Krijim i përmbajtjes kreative, dizajn profesional dhe strategji për rritjen e angazhimit dhe prezencës online.
Krijojmë identitet unik vizual për brendin tuaj që dallon dhe komunikon vlerat tuaja. Nga dizajnimi i logos, materialeve promocionale, paketimit, deri te ndërtimi i stilit të plotë vizual – çdo element reflekton profesionalizëm dhe kreativitet.
Krijojmë animacione të gjalla dhe tërheqëse në 2D dhe 3D për reklama, filma, edukim dhe projekte të tjera. Përdorim teknologjinë më të fundit për të sjellë ide të mrekullueshme në jetë, duke i dhënë jetë mesazheve dhe historive që dëshironi të përcillni.
Ruajmë dhe transformojmë materiale fizike në formate digjitale me cilësi të lartë. Ofrojmë digjitalizim për kaseta VHS, MiniDV, DVCAM, Super VHS, si dhe film 8mm, 16mm e 35mm – duke ruajtur kujtimet, historinë dhe arkivat me përkushtim dhe precizitet maksimal.
Nga konceptimi deri te realizimi final – ofrojmë një paketë të plotë kreative që përfshin video, fotografi, dizajn grafik, animacion, promovim dhe menaxhim rrjetesh sociale.
Me mbi 10 vite përvojë dhe projekte të suksesshme pas vetes, ekipi ynë përbëhet nga profesionistë që dinë të sjellin vlerë reale dhe zgjidhje kreative për çdo klient.
Ne nuk krijojmë vetëm për të qenë estetik – krijojmë për të komunikuar, për të frymëzuar dhe për të pasur ndikim. Çdo projekt merr një qasje unike dhe origjinale.
Bashkëpunojmë ngushtë me kompani, institucione dhe organizata për të ndërtuar projekte me ndikim afatgjatë. Jemi partnerë të besueshëm, jo thjesht ofrues shërbimesh.
"Bashkëpunimi me Maximus Team ka qenë një prej vendimeve më të mira që kemi marrë. Ata e kuptuan vizionin tonë që në fillim dhe e shndërruan në një produkt që na bëri krenarë."
Ne krijojmë, menaxhojmë dhe zhvillojmë praninë tuaj digjitale në rrjete sociale përmes përmbajtjes kreative, strategjive të targetuara dhe angazhimit të vazhdueshëm me audiencën.
Ideale për biznese që duan prezencë profesionale dhe rritje graduale online.
Zgjedhja më e mirë për rritje të qëndrueshme online.
Për ata që duan një prezencë të fuqishme dhe profesionale.
Zbuloni më shumë çfarë mund të bëjmë për ju.
Drejtor Ekzekutiv
Ekipi ynë është kombinim i pasionit, përvojës dhe përkushtimit.
+ 383 44 246 246
+383 49 348 698
info@maximusi.com
Anton Çetta, 10000,
Prishtine, Kosova